Detaje tronditëse nga vrasja e çiftit kosovar në Florida: Gjashtë të shtëna u dëgjuan në katin e 45-të

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje kosovare në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbrëmjen e 27 nëntorit. Burrë e grua nga Kosova u gjetën të vrarë me armë zjarri, në rrethana dhe shkaqe akoma të panjohura, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Tragjedia ka goditur familjen Krasniqi nga Peja, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre dhe bashkëshortes së tij.

Sinjali ka mësuar nga burime të afërta të familjes se viktima e rastit është Pajtim Krasniqi dhe gruaja e tij – të cilët u gjetën të vrarë në një apartament luksoz.

Ky rast tragjik ndodhi në mesnatë, në katin e 45-të të apartamentit, ku qëndronte çifti kosovar.

Nga një video e mediave lokale në Florida dëgjohen të shtënat e armës në apartamentin ku ndodhej çifti dhe se disa nga banorët aty kanë kapur edhe momentin të objektit në të cilin jetonin çifti kosovar.

Në pamje gjithashtu shihen edhe njollat e gjakut në ballkonin e apartamentit të çiftit nga Peja, dhe se sipas raportimeve të fundit thuhet se u dëgjuan gjashtë të shtëna me armë.

Gazeta Sinjali ka mësuar edhe detaje të tjera lidhur me rastin, por që nuk do t’i publikojë për momentin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë