Lladrovci e zë në flagrancë një person duke shkarkuar kamionin me mbeturina afër urës në Komoran: “Ki me hangër një gjobë të mirë!” (Video)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndaluar veturën e tij zyrtare pasi ka kapur në flagrancë një person duke hedhur mbeturina pranë urës në Komoran transmeton portali DrenicaOnline.

Lladrovci ka filmuar me telefon ngjarjen teksa shoferi i një kamioni po zbrazte mbeturinat në një zonë të palejuar.

Ai e ka paralajmëruar personin se do të gjobitet nga inspektorati komunal për këtë shkelje ligjore.

Kryetari Lladrovci është i njohur për përkushtimin e tij ndaj zbatimit të ligjit dhe përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen e mjedisit në komunën që ai drejton.

Ky veprim vlerësohet si një shembull i qartë i angazhimit të tij për mbrojtjen e ambientit dhe respektimin e rregullave.

VIDEO👇

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë