Digjet vetura e një polici në Skenderaj

Një zjarrvënie është raportuar dje në policinë e Skenderajt.

Në orët e para të mëngjesit, persona të panjohur kanë depërtuar në oborrin e viktimës (zyrtar policor), ku kanë djegur veturën e tij.

Veturës dyshohet t’i jetë dhënë flaka me benzinë.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë