Vdekja e hershme e Festines, Lladrovci ngushëllon familjen Bujupi dhe Shala

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ngushëllon familjen Bujupi dhe Shala me rastin e vdekjes së Festina Bujupi-Shala.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Festina Bujupi-Shala, e cila fatkeqësisht humbi jetën pas një komplikimi të rëndë pas lindjes.

Ky lajm i hidhur ka prekur thellë jo vetëm familjet Shala dhe Bujupi, por edhe të gjithë ne.

Në këto momente të vështira, dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e deshën dhe e vlerësuan Festinën. Lutemi që shpirti i saj i pastër të pushojë në paqe dhe që familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.”

Ngushëllime dhe Zoti e mëshiroftë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë