Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka njoftuar një koalicion parazgjedhor me Nuredin Lushtakun, lider i Listës Ideale.

Lushtaku ka theksuar se ka ardhur koha që vendin ta udhëheqin njerëz që kanë dhënë për vendin, e jo njerëz që e kanë gjetur gjithçka gati dhe tani sipas tij, po mundohen ta shfrytëzojnë njerëzimin e shtetin.

“Jam i lumtur që jam në mesin e këtyre dy burrave (Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajt) që nuk e kanë ndaluar asnjëherë kontributin për shtetin e Kosovës. Kemi kalu shumë mirë me një bashkëpunim të sinqertë. E dimë vlerën e njëri-tjetrit. Mendojë se Kosvoës i ka ardhë koha që duhet me udhëheq njerëz që kanë dhënë për vendin e jo ata që e gjetën të gatshëm”, u shpreh ai. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë