Çfarë ndodhi mbrëmë në Resinoc, 7 persona të arrestuar, dy të therur me thikë…
Mbrëmë rreth orës 22:00, në fshatin Resinoc të Lipjanit, një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale ka përfunduar në përleshje mes shtatë personave.
Gjatë konfliktit është përdorur edhe një thikë, duke shkaktuar lëndime trupore te dy persona, të cilët më pas janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Policia ka arrestuar të shtatë personat e dyshuar.
Pas intervistimit, një i mitur është ndaluar për 24 orë, ndërsa një tjetër është ndaluar për 48 orë kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është nën hetim nga organet kompetente./DrenicaOnline/