Përurohet oda e familjes Gubetini në Vushtrri, prezent Lladrovci, Lushtaku e ish-ushtarak të lartë të UÇK-së

Ish-ushtarakë të lartë të UÇK-së janë bashkuar në përurimin e odës së familjes Gubetini në Vushtrri.

Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Hysni Gucati, ish-kryetar të komunave dhe zyrtarë tjerë të institucioneve lokale e qendrore e kanë uruar familjen Gubetini për hapjen e odës familjare.

Shqiptar Gubetini ka postuar fotografi nga përurimi i odës duke shtuar se ëdhtë i përmbushur me rastin e Hapjes së Odës Familjare dhe shpreh dëshirën që në këtë Odë të vazhdoj tradita kombëtare shqiptare.

Postimi i plotë:

Sonte përuruam Odën Familjare me miq, shokë e dashamir!

Oda shqiptare  ishte gjenezë, universitet i vogël, ku trajtoheshin  të gjitha temat Kombëtare si: Dituria, Shkollimi, por zgjidheshin edhe mosmarrëveshjet në popull.

Këtu mësohej historia, tradita, kultura e besa shqiptare.

Oda ishte një shkollë për popullin tonë, një zakon e një kulturë e trashëguar brezë pas brezi me shekuj të tërë.

Oda shqiptare ishte dhe do të mbetet për çështje kombëtare!

Jam i përmbushur me rastin e Hapjes së Odës Familjare dhe shpreh dëshirën që në këtë Odë të vazhdoj tradita kombëtare shqiptare.

Në emër timin dhe në emër të familjes falënderoj tërë ata që më uruan përmes formave të ndryshme të komunikimit elektronik, gjithashtu falënderoj gjithë mysafirët që me prezencën e tyre madhështuan këtë Aheng familjar!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë