Ariana Musliu- Shoshi: Diaspora me PDK-në, pjesë kyçe e ndryshimit historik për Kosovën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka falënderuar mërgatën për mbështetjen e fuqishme gjatë tubimit të mbajtur sot në Hannover të Gjermanisë, transmeton DrenicaOnline.

Musliu-Shoshi theksoi se PDK-ja është adresa e vetme për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me institucione të forta dhe një perspektivë të qartë europiane.

“PDK është adresa për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me institucione të forta dhe perspektivë europiane! Këtë e duan bashkatdhetarët tanë dhe janë pjesë kyçe e ndryshimit historik për një të ardhme më të mirë për Kosovën tonë”, tha ajo.

#BedriHamza #mamirë

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë