Policia jep detaje për përleshjen në Skenderaj, ku një person mbeti i plagosur

Një përleshja ka ndodhur sot në në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku dy të mitur kanë pësuar lëndime.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se njëri u lëndua nga një mjet i mprehtë.

“Rreth orës 14:17, është raportuar për një përleshje në sheshin ‘Adem Jashari” në  Skenderaj. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasjoje e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë  pësuar lëndime, të  njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga të  lënduarit  lëndimet i ka pësuar  nga një  mjet i mprehtë. Hetuesit policorë po vijojnë me rrjedhën e hetimeve”, thuhet tutje në konfirmim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë