Memli Krasniqi ndërron “uniformën”: Tash e tutje, veç ma mirë (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shfaqur me një veshje krejtësisht të re, nga çka jemi mësuar ta shohim rëndom.

Krasniqi, në një video të postuar në mediat sociale e ka zëvendësuar sakon dhe kravatën me një bluzë ku shkruan #MaMirë, që është pjesë e sloganit të PDK-së në zgjedhjet nacionale, “Kosova mundet ma mirë”.

“Tash e tutje, veç ma mirë”, ka thënë lideri i PDK-së.

Krasniqi ka lënë prapa veshjet zyrtare. A po paralajmëron ai takime me qytetarët nëpër terren?

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë