Rinia Demokratike në Drenas mobilizohet për zgjedhjet nacionale: “Fitorja me Bedri Hamzën është e padiskutueshme”
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas, një prej bastioneve historike të partisë dhe të vlerave të UÇK-së, mbajti sonte një takim të rëndësishëm për përgatitjet ndaj zgjedhjeve nacionale.
Diskutimet e mbajtura në një atmosferë entuziaste u fokusuan në angazhimin maksimal për të siguruar fitoren e partisë, me Bedri Hamzën si kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
“Diskutimet në frymën e entuziazmit të fitores tonë me Bedri Hamzën kryeministër, na motivojnë për angazhim maksimal. Aty ku rinia është aktive, fitorja e PDK-së është e padiskutueshme”, u tha gjatë takimit.
Rinia e Drenasit, e njohur për përkushtimin dhe aktivizmin e saj, ka dhënë një mesazh të qartë: “Ne jemi gati, Kosova mundet më mirë!”
Ky mobilizim rinor pritet të luajë një rol të rëndësishëm në fushatën e PDK-së, ndërsa vendi i drejtohet zgjedhjeve.
#mamirë #PDK #RDK