Ragip Xhaka falënderon mërgatën në Zvicër për pritjen madhështore ndaj Bedri Hamzës (Foto)
Në Basel të Zvicrës u mbajt një tubim madhështor i organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ku bashkatdhetarët pritën kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, transmeton portali DrenicaOnline.
Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër dhe kandidati i propozuar për deputet nga diaspora, Ragip Xhaka, shprehu mirënjohjen për mbi 2000 simpatizantë që morën pjesë në këtë ngjarje historike, duke theksuar përkushtimin e mërgatës shqiptare për një Kosovë të fortë dhe të zhvilluar.
Xhaka falënderoi strukturat e PDK-së në Zvicër për organizimin dhe vlerësoi fjalimin frymëzues të Bedri Hamzës, duke premtuar bashkëpunim të ngushtë me diasporën për të ndërtuar ura lidhjeje mes Kosovës dhe shqiptarëve kudo në botë.
“Faleminderit Basel, faleminderit Zvicër! Bashkë për një Kosovë më të mirë!”, përfundoi ai./DrenicaOnline/