Ndërron jetë drenicasi Shefqet Smajli, prijës i demonstratave të vitit 1989
Shefqet Arif Smajli, nga fshati Kuqicë i Skënderajt, ka ndërruar jetë. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Shefqetit, duke përkujtuar kontributin dhe historinë e tij jetësore.
Shefqeti ishte ish-punëtor i fabrikës së Okumlatorëve në Mitrovicë dhe një ndër prijësit e demonstratës historike të vitit 1989. Në atë kohë, ai mori flamurin kombëtar dhe udhëhoqi marshin drejt Prishtinës për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.
Pas largimit të dhunshëm nga puna nga forcat serbe, Shefqeti u angazhua për më shumë se katër dekada si një ndër shitësit më të vjetër në Skënderaj, duke fituar respektin e qytetarëve për përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e tij.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në ora 13:00, në fshatin Kuqicë.
Ngushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e respektuan Shefqetin.