Shtylla e betonit gati të bie në mes të rrugës në Negroc, kërkohet intervenim i shpejt nga KEDS
Një shtyllë betoni e KEDS-it është goditur nga një automjet gjatë natës në rrugën Arllat-Negroc, e cila tani është gati të bie në mes të rrugës duke paraqitur rrezik të madh për kalimtaret, shkruan DrenicaOnline.
Banorët e fshatit kanë dërguar pamje të shtyllës e cila është e këputur dhe po mbahet vetëm nga telat e energjisë elektrike.
Ata kanë kërkuar nga KEDS intervenim të menjëhershëm pasi që rreziku është i madh dhe aty afër shtyllës ndodhet edhe trafoja e rrymës./DrenicaOnline/