Ramiz Lladrovci: Lajme të mira nga Amerika, miku i shqiptarëve emërohet shef i CIA-s

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, ka ndarë lajmin për emërimin e John Ratcliffe si shef të ri të CIA-s, duke e cilësuar atë si një mik të çështjes shqiptare dhe të Kosovës. Sipas Lladrovcit, Ratcliffe ka njohur dhe mbështetur Kosovën që nga periudha e luftës çlirimtare dhe mban marrëdhënie të ngushta me shqiptarë të shquar në Amerikë, përfshirë Ismet Smajlin, i cili jeton dhe punon në Teksas.

Lladrovci citoi Fan Nolin, duke thënë: “Mbahu, nëno, mos ke frikë se ke bijtë n’Amerikë,” për të theksuar rëndësinë e miqësisë shqiptaro-amerikane. Ai beson se emërimi i Ratcliffe dhe administrata e re amerikane do të ndikojnë pozitivisht në njohjen e Kosovës në OKB dhe anëtarësimin e saj në NATO, si dhe në përpjekjet për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë.

Lladrovci falënderoi atdhetarët shqiptarë në Amerikë, veçanërisht në Teksas, për mbështetjen e vazhdueshme diplomatike për Kosovën dhe për mbrojtjen e çështjes shqiptare në nivelet më të larta të politikës amerikane.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë