E rëndë në Ferizaj: Një person ther me thikë katër kalimtarë të rastit, mes tyre dy vajza të mitura

Një rast i rëndë ka ndodh sot në qytetin e Ferizajt. Një burrë dyshohet se ka ther me thikë katër persona që ishin kalimtarë të rastit, raporton Gazeta Sinjali.

Rastet e therjes kanë ndodh në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, në rrethana që akoma nuk dihen.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Ferizajt, e cila ka njoftuar se për pasojë dy vajza të moshave nën 18 vjeçe dhe dy burra të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare kanë mbetur të lënduar.

Policia tha se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, dy persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.

“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ”Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ”Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar”, zbulon njoftimi i Policisë.

“I dyshuari nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë (thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë