Cili është sekreti i punës së Lladrovcit/ Komuna e Drenasit shpallet sërish kampione, këtë herë për transparencë buxhetore- PDK e përgëzon
Tri komuna të udhëhequra prej kryetarëve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës: Komuna e Drenasit, Komuna e Vushtrrisë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë arritur maksimumin prej 100 pikëve në Indeksin e Transparencës Buxhetore për vitin 2023, raport i përvitshëm i Institutit GAP që synon të rrisë llogaridhënien dhe qasjen e qytetarëve në informacionet buxhetore në nivel lokal.
“I përgëzojmë kryetarët Ramiz Lladrovci, Ferit Idrizi dhe Mehmet Ballazhi për punën e mirë, përkushtimin dhe angazhimin në ndërtimin e besimit te qytetarët”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Këto komuna janë pasuar nga Komuna e Ferizajt që është vlerësuar me 95 pikë, si dhe ajo e Kaçanikut me 94 sosh, të cilat po ashtu janë ranguar lartë në këtë raport.
Për shkaqe teknike, Komuna e Mitrovicës, e Prizrenit dhe e Skenderajt nuk kanë qenë pjesë e gjetjeve të këtij raporti.
Ky është modeli qeverisës i PDK-së: transformues, zhvillimor dhe gjithëpërfshirës, i cili i duhet Kosovës edhe në nivelin qendror.
#MaMirë