Tubim i madh i PDK-së në Stuttgart: Bedri Hamza dhe Shahin Dervishaj i bëjnë thirrje diasporës për mbështetje masive
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot një tubim të madh me simpatizantë në Stuttgart të Gjermanisë, organizuar nga kryetari i PDK-së për këtë rajon, Shahin Dervishaj.
Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, i mahnitur nga tubimi, shpalosi programin e tij qeverisës dhe premtoi forcimin e lidhjeve me diasporën.
“Diaspora jonë ka kthyer rrugët e mërgimit në rrugë zhvillimi për Kosovën. Ne do ta përforcojmë këtë lidhje dhe do të sigurojmë përfaqësim të drejtpërdrejtë në Kuvend”, theksoi Hamza, duke shtuar se bashkatdhetarët meritojnë më shumë.
Kurse Dervishaj u shpreh se koha për rikthimin e fuqishëm të PDK-së ka ardhur, dhe sipas tij, Bedri Hamza është udhëheqësi i duhur për Kosovën.
Ai i ftoi të gjithë mërgimtarët të regjistrohen dhe të votojnë për partinë e themeluar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Në këtë tubim fjalë rasti ka mbajtur edhe Elmi Reçica i cili është kordinator për mërgatën nga PDK.
Sikurse Hamza e Dervishaj edhe Reçica kishte kërkesë kryesore regjistrimin e mërgatës për të votuar në zgjedhjet nacionale me 9 shkurt 2025.
https://www.facebook.com/share/v/1HBocwLpbz/