Vdekja e Liman Musliut, ish-ushtarit të UÇK-së dhe zyrtart të FSK-së/ Bashkim Jashari: Limani ishte një luftëtar dhe patriot
Një lajm i hidhur ka prekur sot Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan Liman Musliun, ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zyrtarin civil në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së. Musliu ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e bashkëluftëtarëve, familjes dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i ka shprehur ngushëllime të thella familjes dhe miqve të Musliut, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe shërbimin e palodhur për atdheun, të dhënë me nder e dinjitet në të gjitha fazat e shërbimit të tij.
Një luftëtar dhe patriot, Limani do të mbetet gjithmonë në kujtesën e atyre që luftuan krah për krah me të dhe e njohën për devotshmërinë e tij të rrallë. FSK njofton se detajet për varrimin dhe homazhet në nderim të jetës dhe veprës së tij do të bëhen të ditura së shpejti.
Ngushëllime të sinqerta familjes Musliu dhe të gjithë atyre që e kanë njohur e respektuar Limanin. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!