Patriot Krasniqi: Diaspora mbështet fuqishëm kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër
PDK prezantoi zyrtarisht kandidaturën e Bedri Hamzës për postin e kryeministrit, në një konventë plot energji dhe mbështetje. Kryetari i PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, theksoi angazhimin e palëkundur të diasporës për këtë kandidaturë dhe për programin që sjell “një vizion të qartë për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar”, transmeton DrenicaOnline.
Slogani i fushatës, “Kosova mundet ma mirë,” u mirëprit me entuziazëm nga simpatizantët e PDK-së, të cilët shfaqën mbështetje të madhe për Hamzën dhe ekipin e tij.
Krasniqi u shpreh se diaspora është e gatshme të japë kontributin e saj për një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke shtuar se kjo është një shtysë e fuqishme për fushatën e 9 shkurtit. #MaMirë