Musliu-Shoshi fton mërgatën për të votuar, tregon procedurat e regjistrimi për votim jashtë vendi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës përmes një mesazhi në rrjetin social në Facebook ka ftuar të gjithë ata që jetojnë në mërgim që të votojnë në zgjedhjet parlamentare që mbahet më 9 shkurt.
‘’Nga data 29 gusht ka filluar periudha e aplikimit për tu regjistruar për votim jashtë vendit e cila përfundon me 26 dhjetor, mënyra për regjistrim është krejtësisht e lehtë por duhet ndjekur disa hapa’’ ka thënë Musliu.
Më tutje Musliu ka thënë se diaspora jonë gjithmonë ka qenë pjesë e pandalshme dhe e pandashme e proceseve dhe zhvillimeve në Kosovë.