Patriot Krasniqi: Zgjedhjet e 9 shkurtit po e gjejnë PDK-në në diasporë të konsoliduar dhe të bashkuar si asnjëherë më parë

Kryetari i PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi ka marrë pjesë në themelimin e nëndegës së PDK-së në Lidwisburg të Gjermanisë.

Krasniqi përnes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se së bashku me deputetin Mërgim Lushtaku dhe antarën e kryesisë Valdete Idrizin, kanë parë nga afër punimet e këtij kuvendi zgjedhor, në të cilin kryetare u zgjodh Lindita Haxhiu-Zeqiri.

“Procesi zgjedhor i 9 shkurtit po e gjen PDK-në në mërgatë të konsoliduar dhe të bashkuar si asnjëherë më parë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Sot, me kënaqësi mora pjesë në themelimin e nëndegës së PDK-së në Lidwisburg të Gjermanisë.

Së bashku me deputetin Mërgim Lushtaku dhe antarën e kryesis Valdete Idrizin, pamë nga afër punimet e këtij kuvendi zgjedhor, në të cilin kryetare u zgjodh Lindita Haxhiu-Zeqiri.

Përgëzime Kryetarit Shahin Dervishaj për punën që po bën në Baden Wuttemberg për zgjërimin dhe fuqizimin e subjektit tonë.

Procesi zgjedhor i 9 shkurtit po e gjen PDK-në në mërgatë të konsoliduar dhe të bashkuar si asnjëherë më parë.

#BedriHamza #kryeministër 👍🤟

PK

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë