Betim Gjoshi: Sot u bënë 3 vjet nga dita kur PDK fitoi anekënd Kosovës në Zgjedhje Lokale

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se sot u bënë 3 vite nga dita kur PDK fitoi anekënd Kosovës në Zgjedhje Lokale.

Sipas tij, këto zgjedhje dëshmuan pjekurinë qytetare, duke vlerësuar me votën e tyre kandidatët e mirë dhe duke ndëshkuar abuzuesit e mashtruesit.

“Kësaj fitore i priu Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, që mori drejtimin e partisë në momente të vështira Kosovën, duke dëshmuar karakterin e fuqishëm dhe besimin e madh në atë që përfaqëson PDK-ja dhe njerëzit që e themeluan atë”, ka thënë Gjoshi.

Natyrisht, sipas tij, sot është një moment i mirë për të falënderuar edhe kandidatët e PDK-së që besuan shumë në atë që përfaqësonin dhe garuan në një situatë aspak të favorshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë