Sheshi i Drenasit nis të formësohet, vendosen pllakat e para

Sheshi “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas po merr formë me vendosjen e pllakave të para, transmeton portali DrenicaOnline.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka shprehur pritjet e tij që ky shesh të jetë një nga më të bukurit në vend dhe më gjerë.

“Qytetarët e komunës kampion të qeverisjes së shkëlqyer meritojnë një shesh të shkëlqyer,” ka thënë Lladrovci, duke theksuar se punimet po zhvillohen sipas planit dhe do të plotësojnë të gjitha nevojat e qytetarëve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë