“Dejona a je zgjuar”, “Mirë është…e procedova”: Nagip Krasniqi e merrte lejen e Mihalit edhe për komunikatat e KEK-ut
Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë pozitë shtetërore u zbulua se ka jo pak pushtet në ndërmarrje publike. Një tjetër mesazh i publikuar tashmë dëshmon koordinimin deri në detaje.
Në një prej bisedave, Nagip Krasniqi, ish-kryeshef i KEK-ut i shkruan me mëngjes Mihalit, ku e pyet nëse është zgjuar, teksa Dejona Mihali ia konfirmon se komunikata është në rregull.
“Dejona a je zgjuar”, i shkruan Krasniqi.
“Mirë është komunikata”, ia kthen ajo.
“Faleminderit. E procedova për publikim”, ia kthen Krasniqi më tutje.