Shpëtim Gashi, djali i heroit Beqir Gashi e nipi i Sefë Mleqanit, rapsodit të madh kosovar, e ka shoqëruar edhe me videoklip, këngën e tij të re kushtuar të pagjeturve (të zhdukurve) të luftës së fundit në Kosovë.
Këngëtari Gashi i cili është pjesëtar i FSK-së, këngën e ka titulluar “I gjallë me u kthy”.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkru Naim Krasniqi, Muzika dhe Orkestrimi janë bërë nga Driton Fazliu & Muhamet Selimi, në këngë janë shfaqur Vjollca Dajaku, Leutrim Bujupi, Xhafer Gashi, video është edituar nga Donart Thaçi.