Ky është Visari, viktima e tragjedisë e sotme pas shpërthimit të cisternës
Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në dalje të Pejës, si pasijë e shpërthimit të një auto-cisternë.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është 44 vjeçari, Visar Muriqi.
Muriqi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pasi që shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Ndërsa një person tjetër ka mbetur i lënduar nga ky rast.
Ndryshe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se rasti tragjik ka ndodhur rreth orës 09:14 minuta.
“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodhur një shpërthim i një autocisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, ka thënë Fadil Gashi për Indeksonline.