Jakup Krasniqi vazhdon edhe sot qëndrimin në Kosovë
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po vazhdon të qëndrojë në vendlindje pas rikthimit të tij për shkak të vdekjes së vëllait të tij të vogël, Azem Krasniqi, transmeton portali DrenicaOnline.
Ai ka pritur familjarët që kanë ardhur për t’i shprehur ngushëllime dhe për ta mbështetur në këtë kohë të vështirë.
Dje, Krasniqi ka vizituar varrezat e lagjes së tij në Negroc, ku ka vendosur një buqetë lulesh mbi varrin e vëllait të ndjerë, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë.
Jakup Krasniqi pritet të qëndrojë në Kosovë deri më 12 tetor, kur do të largohet për t’u rikthyer në Hagë, ku po përballet me procesin gjyqësor./DrenicaOnline/