Jakup Krasniqi arrin në Negorc nën masa të rrepta sigurie (Pamje)
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka arritur sot në Kosovë për të marrë pjesë në ceremonitë mortore për vdekjen e vëllait të tij, Azem Krasniqit.
Ai është pritur në aeroport nën masa të rrepta sigurie dhe është dërguar menjëherë drejt varrit të të ndjerit, transmeton DrenicaOnline.
Mbrojtja e Krasniqit kishte bërë një kërkesë zyrtare që ai të qëndrojë në Kosovë pas vdekjes së vëllait të tij të vogël. Kjo kërkesë u aprovua nga autoritetet për një qëndrim dyditor, me praninë e vazhdueshme të pjesëtarëve të EULEX-it dhe asistimin e Policisë së Kosovës për sigurinë e tij.
Vizita e Krasniqit në vendlindje po ndiqet nga afër dhe pritet që ai të ketë një axhendë të kufizuar për shkak të masave të rrepta të sigurisë./DrenicaOnline/

