Ekskluzive: Jakup Krasniqi do të arrijë pasnesër në Kosovë
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet të arrijë në vendlindjen e tij për një vizitë dyditore.
Burime të sigurta për DrenicaOnline kanë konfirmuar se ai do të vijë në Kosovë më 10 tetor, me rastin e vdekjes së vëllait të tij të vogël, Azem Krasniqi.
Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë deri më 12 tetor, por masat që e kufizojnë në zhvillimin e takimeve janë të rrepta. Kjo vizitë vjen pasi kërkesa e paraqitur nga mbrojtja e tij u aprovua dje, duke e bërë të mundur që ai të marrë pjesë në ceremonitë mortore të familjes së tij.
DrenicaOnline do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim që lidhet me këtë vizitë të rëndësishme.