Sot i jepet lamtumira e fundit Azem Krasniqit, vëllait të Jakup Krasniqit
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Azem Krasniqit, 62-vjeçarit nga Negroci, i cili ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Azem Krasniqi ishte vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, transmeton portali DrenicaOnline.
Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e lagjes Llokma të fshatit Negroc.
Familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët pritet të marrin pjesë në këtë ceremoni për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Ngushëllime të sinqerta për familjen Krasniqi në këtë kohë të vështirë./DrenicaOnline/