Ndërron jetë Azem Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit
Sot ka ndërruar jetë Azem Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas një beteje me një sëmundje të rëndë, transmeton portali DrenicaOnline.
Azem Krasniqi, 62 vjeç, do të varroset nesër, më 6 tetor, në ora 17:00, në varrezat e lagjes Llokma në fshatin Negroc të Drenasit.
Familjarët kanë njoftuar për humbjen e tij me dhimbje të thellë.
Ngushëllime familjes Krasniqi në këtë kohë të vështirë./DrenicaOnline/