Inspektohen barnatoret bujqësore në Drenas dhe Komoran, kjo është arsyeja

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e mbjelljeve vjeshtore dhe tregtimin e imputeve bujqësore, Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Drenasit ka kryer inspektime të përbashkëta në barnatoret bujqësore të Drenasit dhe Komoranit. Inspektimet u realizuan nga inspektori i bujqësisë, në bashkëpunim me inspektorin fitosanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Gjatë inspektimeve, u hartuan procesverbale dhe subjekteve iu kërkua të respektojnë ligjet përkatëse. Vëmendje e veçantë u kushtua pranimit dhe cilësisë së imputeve bujqësore, si fara e grurit dhe plehrat artificiale, duke siguruar që këto produkte janë të regjistruara dhe të lejuara për përdorim në Republikën e Kosovës. Inspektorët theksuan rëndësinë e furnizimit të subjekteve vetëm me produkte që janë në regjistrin e MBPZHR-së, në përputhje me ligjet në fuqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë