Deputetja e VV-së Fjolla Ujkani “godet” degën e partisë së saj në Vushtrri: “Atje secili lufton për vete”
Deputetja e Vetëvendosjes (VV) nga Vushtrria, Fjolla Ujkani, ishte e ftuar në një emision televiziv mbrëmë, ku diskutoi për ndërtimin e karrierës së saj gjatë viteve dhe sfidat që ka hasur, shrkuan Jepi Zë.
Ujkani theksoi se mbështetjen më të madhe e ka marrë nga familja, shoqëria dhe rrethi i saj i ngushtë.
Megjithatë, ajo shprehu shqetësimin se në degën e VV-së në Vushtrri, secili “lufton” për interesat e veta, duke nënkuptuar se shpeshherë nuk ka pasur përkrahjen e nevojshme.
Në fund, Ujkani deklaroi se vendimi për të ardhmen e saj politike do të varet nga qytetarët e Vushtrrisë, duke lënë të kuptohet se dega e VV-së nuk do të ketë ndikim në përcaktimin e fatit të saj politik.
Ndryshe kjo shpërfaq një ndjenjë të qartë të deputetes Ujkani për pavarësisë dhe lidhjes me qytetarin./ Jepi zë