Vendosen kubëzat në AMF të Gllanasellës
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, vazhdon të punojë në projekte të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve përmes ofrimit të shërbimeve shëndetësore sipas standardeve më të larta. Si pjesë e saj, është duke u realizuar me sukses projekti për vendosjen e kubëzave në AMF-Gllanasellë, duke përmirësuar infrastrukturën në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor.
Drejtoria mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve më të mira për shërbime cilësore në sektorin e shëndetësisë, duke e vendosur mirëqenien sociale si një prioritet që ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e kujdesit për qytetarët.