Arrestohet Valdrin Salihu, 33 vjeçari i dyshuar për vrasjen në Mitrovicë

Mbrëmë rreth mesnatës është arrestuar i kërkuari nga Policia, si i dyshuar për vrasjen e para dy ditëve në Mitrovicë.

Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se 33 vjeçari Valdrin Salihu u kap në fshatin e tij.

Policia ende nuk ka dhënë ndonjë konfirmim për arrestimin.

Valdrin Salihu u shpall publikisht dje në kërkim nga Policia, si i dyshuar për vrasjen e Florim Zeqirit në qendër të Mitrovicës.

I ndjeri Florim Zeqiri u godit me dy plumba pas shpinës pak metra larg banesës ku po jetonte.

Krimi u krye në një zonë me frekuentim të madh dhe ne shumë lokale përreth. 4 plumba përfunduan në lokalin e një furre buke.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë