Zbulohen emrat e dy të dyshuarve për therjen me thikë të 15-vjeçarit në Drenas
Një incident i rëndë ndodhi të mërkurën te Stacioni i Autobusëve në Drenas, ku një 15-vjeçar u ther me thikë nga dy persona dhe pësoi lëndime të rënda. Personat e dyshuar tashmë janë identifikuar dhe kanë përfunduar në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se dy të dyshuarit që janë përfshirë në këtë rast janë G.Saliuku, 18-vjeçar dhe 17-vjeçari I.Ç.
Dy të dyshuarit janë dorëzuar gjatë ditës së djeshme në Polici, ku edhe janë intervistuar lidhur me ngjarjen.
Ndërsa viktima, i mituri që u ther po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të plagëve serioze që mori në shpinë dhe në kokë.
Të dyshuarit tashmë janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar rasti me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.