25 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Për nder të shënimit të 25 vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës, sot organizon ceremoninë qendrore, e cila do të mbahet në Emerald, duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë ceremoni solemne pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Në kuadër të drejtorive rajonale do të organizohet edhe porta e hapur për qytetarë, ku qytetarët kanë mundësi të vizitojnë rajonet/stacionet policore.

Policia e Kosovës që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend.

PK ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa tani po shënon 25-vjetorin e themelimit të saj

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë