Aksident tjetër i frikshëm në Komoran mes dy veturave- pamje të rënda

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnatës në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në Komoran, transmeton portali DrenicaOnline.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku njëra prej tyre është shkatërruar e gjitha dhe nga pamjet e dërguara prej lexuesve, nuk dihet as çfarë lloji është.

VIDEO

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes me disa patrulla ndërsa zyrtarisht ende nuk dihet për gjëndjen shëndetësore të  personave të aksidentuar.

Në të njējtin vend, dje ndodhi një aksident me pasoja fatale ku humbi jetën një 35-vjeçar nga komuna e Suharekës ndërsa u lënduan edhe tre të tjerë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë