Lladrovci ngushëllon familjen Shala më rastin e ndarjes nga jeta të Naim Shalës

Më rastin e ndarjes nga jeta në moshën e re, të Naim Shalës nga fshati Vuçak i Komunës së Drenasit, kryetari Ramiz Lladrovci, ngushëllon familjen Shala.

“Me dhimbje morem lajmin se paska ikur nga kjo botë në moshën e re, Naimi. Shprehi ngushëllimet me të sinqerta për familjen Shala, farefisin dhe shoqërinë e të ndjerit. Naimi ishte veteran dhe invalid i luftës, i cili në moshë të re u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas luftës ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, që me nder e krenari mbante dy simbolet, të lirisë dhe Ushtrisë së vendit. Lavdi jetës dhe veprës së Naimit e ngushëllime të sinqerta familjes Shala” ka ngushëlluar kryetari Lladrovci.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë