E sulmoi policinë me hu gardhi në Obiliq, si ndodhi ngjarja mbrëmë rreth mesnatës

Është arrestuar mbrëmë një person në Obiliq, për shkak se e kishte sulmuar njësitin policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare, raporton portali DrenicaOnline.
Të dyshuarit i është ofruar ndihma mjekësore, por e ka refuzuar.
Nga i dyshuari është sekuestruar një shkop druri 1.5 metra i gjatë dhe një thikë.
Ndërsa me vendim të prokurorit i cili e ka cilësuar veprën kanosje, i dyshuari është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/
.
.