E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq në QKUK tre muaj pasi u aksidentua
DrenicaOnline raportoi sot në mëngjes se në QKUK u nda nga jeta i riu që u aksidentua me 2 prill në Kamenicë.
Mësohet se viktima është Edonis Hotlani rreth 22 vjeçar dhe pas katër muajsh u nda nga jeta si shkak i plagëve te marra nga aksidenti i rëndë që e pësoi në Kamenicë.
Që nga ajo kohë dhe deri me sot, viktima ishte duke u trajtuar në spital, por që fatkeqësisht mëngjesin e sotëm ai u nda nga jeta.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe se trupi i tij u dërgua në IML për obduksion.