Aksident me fatalitet, një person humb jetën në QKUK

Një person ka vdekur në QKUK i cili ishte duke u trajtuar që 3 muaj pasi ishte aksidentuar në Koretin të Kamenicës, transmeton portali DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se trupi i viktimes është dërguar për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur me 2 prill dhe prej asaj kohe viktima ishte i shtrirë në spital me lëndime të rënda trupore.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë