Dy të vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik

Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e aksidenteve në komunikacion, transmeton portali DrenicaOnline.
Njëri aksident fatal sipas policisë ka ndodhur në Rahovec ku një përson derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe është rrokullisur.
Si pasojë, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
Ndërsa personi tjetër që humbi jetën të dielën në QKUK ishte aksidentuar me 19 janar në Besi të Prishtinës.
“Lidhur me rastin, me 22.06.2024 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë 24 orëve kanë ndodhur edhe 24 aksidente me të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale./DrenicaOnline/