Dhunohet një e mitur në Drenas, policia e arreston të dyshuarin

Është arrestuar në Drenas një person, pasi që dje (më datë 21 qershor 2024) rreth orës 18:40, në shtëpinë e tij është gjetur një vajzë e mitur, me të cilën  dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale, transmeton portali DrenicaOnline.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj.

Rasti është duke u hetuar nga policia e Drenasit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë