Arrestohet një person në Skenderaj, policia jep detaje për rastin

Është arrestuar një person në Skenderaj, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 ndërsa policia i është përgjigjur menjëherë thirrjes, transmeton portali DrenicaOnline.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e zjarrit (pistoletë). Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është konfiskuar një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë