Edhe një javë nis turniri ‘Heroi i Kombit – Abedin Bujupi’, më i madh në Kosovë, vendi i parë 3 500 euro
Këshilli organizativ i Turnirit Heroi i Kombit – Abedin Bujupi. ka njoftuar se data për fillimin e turnirit po afron.
Kanë zgjedhur 14 qershorin, datë e cila identifikon edhe muajin e çlirimit të Drenasit për të nisur turniri më i madh në vend.
Këtë herë e veçanta e turnirit gjigant është ndarja e çmimeve. Për herë të parë, në një turnir vendor do të ndahet çmimi prej 3 500 euro për vendin e parë, 1 200 euro për vendin e dytë dhe 600 për vendin e tretë.
Çmime do të ketë edhe për lojtarin ë të mirë, golashënuesin më të mirë dhe portierin më të mirë.
Por jo vetëm kaq, këshilli organizativ ka njoftuar po ashtu se do të këtë edhe surpriza tjera, prandaj mos mungo eja dhe bëhu pjesë e turnirit me të madh në vend.
Pjesëmarrja juaj nderon Heroin e Kombit- Abedin Bujupi.