Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, të lënduarit dërgohen në QKUK (Pamje)

Pasditën e sotme një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë ku janë përfshirë disa vetura, ku njëra prej tyre është rrokullisur.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë bërë me dije se Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa sipas informacioneve të para së paku dy persona kanë marrë lëndime.

Të lënduarit tashmë po dërgohen në QKUK.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe kolona, siç shihet në pamjet e mëposhtme.

VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë