Vetura e djegur në servis ishte me defekt, Megi i përgjigjet pronarit me të holla sa ai ka kërkuar
Një tym i zi ka dalë sot nga një servis i veturave afër udhëkryqit në Komoran.
Kjo si pasojë e një veture e cila ishte me defekt e që ka filluar të digjej derisa në lokal nuk ka pas punëtor në atë moment.
Por pronari i servisit, Mergim Olluri i është përgjigjur pronarit të veturës me të holla sa vet ai ka kërkuar, transmeton portali DrenicaOnline.
Natyrisht se këto janë gjëra që ndodhin mirëpo e mira në këtë rast është se askush nuk është lënduar.
Servis Megi njihet për punën e mirë si auto elektricist dhe ka klientë nga të gjitha rajonet e Kosovës.
Ky është komenti i Mergim Ollurit sa i përket rastit të sotem:
Te nderuara media dhe ju njerz qe jeni te interesuar per info sa i perket kerri qe u kall te lokali sot eshte e vertet. Vetura ishte me defekt dhe ka marr zjarr befas nuk kemi qene askush nga stafi afer saj por ne ju kemi pergjigjur me te holla sa ka than vet Pronari i Kerrit. Kto jan sene qe kan ndodh dhe do te ndodhin te gjdo biznes me e mira eshte ketu qe te lenduar ska ju faleminderit per mirekuptim.