Theret një person në Drenas, policia e zë të dyshuarin
Është arrestuar një person në Drenas pasi që i njëjti e kishte goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00, transmeton portali DrenicaOnline.
Viktima është dërguar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Hetimet për të sqaruar rrethanat që quan deri të therja po i kryen njësia përkatëse e policisë në Drenas./DrenicaOnline/